Gazeta prestigjoze meksikane “Record” shkruan se Katari rrezikon të humbasë të drejtën e organizimit të Botërorit 2022, duke u lënë vend SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës si kandidatet e renditura fill pas tij.

Informacioni nuk është i konfirmuar dhe ndoshta do të rezultojë se është thjesht një flluskë në ajër, por brenda pak minutash është shpërndarë në thuajse çdo medie sportive. FIFA thuhet se është shumë e shqetësuar për situatën gjeopolitike në Katar dhe mund të detyrohet të marrë masa duke tërhequr çdo përfaqësues të dërguar në shtetin arab./Korneri.net.

Artikulli paraprakWalcott huazohet
Artikulli tjetërMourinho ka kohë edhe për “hajgare”: De Gea është portieri i tretë më i mirë, por kush janë dy të parët….