Cagliari fiton “Oscar”-in për tersin në javën e 16-të të Serie A. Në fakt, është e pabesueshme ajo që ka ndodhur në pjesën e parë të ndeshjes kundër Sampdorias.

Ndërkohë që gjatë nxemjes portieri Rafael u tërhoq për shkak të problemeve fizike, i gjori Lopez humbi pjesë të tjera të ekipit të tij vetëm gjatë 40 minutave të para të sfidës. Në minutën e 4-t Ceppitelli u detyrua t’i lërë vendin Pisacane-s, pasi kishte dhimbje të mëdha në shpinë.

Më pas, në minutën e 33-të u bllokua edhe Faragò (probleme muskulore, në fushë hyn Van der Wiel), për të përfunduar sipas radhës me kapitenin Dessena, i cili në minutën e 40-të u dëmtua dhe i la vendin Farias. Rast i rrallë! Më ters se kaq… vështirë të gjesh një precedent tjetër në Serie A.

Artikulli paraprakMrekulli e Frieburgut, fiton 3-4 me përmbysje ndaj Koln
Artikulli tjetërÇfarë pjese e dytë në derbin Ajax-PSV