Klubi londinez i Chelsea e kishte refuzuar mundësinë për ta transferuar super talentin e Monaco-s Kylian Mbappe katër vite më parë – për vetëm 20,000 €, shkruan “Korneri.net”.

Lojtari i përfaqësueses franceze vizitoi “Stamford Bridge” si 14 vjeçar por Chelsea nuk e mori në ekip në mënyrë që t’i jepte më shumë hapësira talenteve të atëhershëm të akademisë Dominic Solanke dhe Tammy Abraham.

Gjatë asaj kohe Mbappe po luante për amatorët francezë të Bondy ku trajner ishte babai i tij Wilfred. Real Madrid gjithashtu ishte interesuar për talentin teksa Mbappe ishte në kërkim të një ekipi të madh, kurse tani ai është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë nga gjigantët evropain pas formës së jashtëzakonshme me Monacon./Korneri.net.

Artikulli paraprakKarikatura e ditës i kushtohet CR7 [FOTO]
Artikulli tjetërRonaldo 400 herë? Jo, sepse ia “vjedhen” një gol!