Mediat në Gjermani kanë dhënë një lajm shumë interesant dhe bombastik, sepse kanë nis të përmendin pasardhësin e Antonio Conte, që sipas tyre mund të shkarkohet.

Në shikim të parë duket lajm jo i vërtetë, por sipas Bild.de, kjo mund të ndodh fare lehtë në rast se Conte nuk do të ketë rezultate të mira në këtë edicion të ri në Premier League, e sidomos në Champions League, shkruan Korneri.net.

Është e vërtetë se Chelsea e nisi shumë keq edicionin e ri pas humbjes befasuese në shtëpi nga Burnley, mirëpo vetëm një xhiro më vonë mposhti në udhëtim rivalin lokal Tottenham 1:2.
Sipas Bild.de, emri më i mundshëm që mund ta zëvendësojë strategun e madh italian është gjermani i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel. /Korneri.net

Artikulli paraprakHadërgjonaj te skuadra e vogël nga Premier League
Artikulli tjetërKosova të enjten do t’i mësojë emrat e kundërshtarëve të saj