Në fillim të stinorit ishte parashikuar të jetë futbollisti kyq i skuadrës më të trofeshme në vend. Por, deri tani gjithçka ka shkuar keq për ish topgolashënuesin e Prishitnës në edicionin 2016/17, shkruan Korneri.net.
Ndryshe nga viti i kaluar kur Khalid, ishte lider i skuadrës me 13 gola nga 29 paraqitje, këtë vit roli i tij në skuadër ka rënë dukshëm. Kjo jo për arsye të cilësive të tij që janë të padiskutueshme. Por 21 vjeçari ka kaluar një stinor vjeshtor të tmerrshëm me lëndime që e lanë jashtë për një kohë të gjatë. Khalid deri në këtë moment të edicionit 2017/18, ka regjistruar vetëm 8 paraqitje për “Bardhekaltërit”, duke arritur të shënojë vetëm 1 gol për skuadrën e Mirel Josës.
Afrikani në dy ndeshjet e fundit në Superligë, hyri në fushë nga banka rezervë por nuk arriti të lë gjurmë në përballjet ndaj Llapit që luajti vetëm 5 minutat e fundit, dhe ndaj Vëllaznimit rreth 30 minuta lojë.
Gjithsesi kampionati është ende i gjatë dhe në javë pas jave pritet të rikthehet Abdul Basid Khalid, që të gjithë e njohim.