Derbi i Ruhrit si gjithmonë ka dhuruar spektakël teksa Borussia Dortmund priste Schalke 04 në supersfidën e javës së 13-të të Bundesliga-s. Sfida i kishte të gjitha, gola, autogola, raste të pastra të shpërdoruara, gola të anuluar, kartonë të verdhë e të kuqë por pas fërshëllimës së fundit ndeshja ishte 4-4. Një çmenduri, po të shohësh se pas pushimit vendasit kryesonin me rezultat 4-0.

Borussia e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme duke gjetur golin e avantazhin që në minutën e 12-të me Aubameyang. Vetëm gjashtë minuta më pas Stambouli i Schalke-s shënon në portën e tij duke dyfishuar rezultatin për kundërshtarin. Borussia tregon një uri të paparë duke shënuar direkt pas aksionit të golit të dytë me Mario Gotze.

Një ndeshje e furishme nga vendasit e mbështetur çmendurisht nga tifozët e tyre dhe në minutën e 25-të erdhi edhe goli i katërt. Schalke komplet e padukshme deri pas pushimit, kur Burgstaller dhe Harit ringjallin shpresat për vizitorët në harkun e pesë minutave.

Në të 72-ën vendasit ia vështirësojnë punën vetes me Aubameyang që merr kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër. Schlake beson dhe arrin të shënojë golin e tretë në të 86-tën dhe në mënyrë të pabesueshme barazon rezultatin në minutat shtesë.

Artikulli paraprakVIDEO/ Shaqiri shënon golin e karrierës
Artikulli tjetërMan.Unitd fitoi me fat, Tottenhami nuk është për titull