Dikur një yll në futbollin italian, kurse tani një futbollist veteran dhe pa skuadër.

Fjala është për Antonio Cassano, i cili është përjashtuar nga Sampdoria pas zënkave me presidentin e klubit nga Xhenova, madje raportohet se ish-sulmuesi i Barit, Romës, Realit, Interit, Milanit dhe Parmas është perjashtuar edhe nga zhveshtorer e skuadrës.

Sipas mediave italiane, Cassano është duke përjetuar moment të vështirë në karrierën e tij, ku mbështetjen e vetme e ka nga gruja e tij, e cila ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale për situatën e të shoqit.

“Antonio është i kënaqur nëse ndërrohet edhe në magacinë dhe një gjë të tillë do ta bëjë gjatë gjithë vitit”, ka shkruajtur gruaja e Cassanos, Carolina.

Artikulli paraprakKupa e Gjermanisë, Dortmundi kalon pa probleme
Artikulli tjetërI ofrohet rosonerëve, por…