Pandemia COVID-19 duket se ka prekur edhe klubin e Barcelonës. Pesë lojtarë nga skuadra e parë dhe dy teknikë u testuan pozitivë me Koronavirusin. Sipas informacionit të ofruar nga radioja “Grupo Godó”, këto janë raste të kaluara, tashmë të shëruara, të zbuluara që kur La Liga nisi të kryejë testimet e para.
Në atë kohë, dhe gjithnjë sipas informacioneve të lartpërmendura, pjesëtarët e ekipit “buagrana” dolën se e kishin marrë virusin, pasi u kryen testet e gjakut.
Ky është informacioni më i ri, edhe pse deri më tani nuk ishte raportuar asnjë rast me Covid-19 në skuadrën e parë të Barcelonës.
Është fakt që e gjithë skuadra po stërvitet normalisht, me përjashtim të të lënduarve, çka tregon se aktualisht të gjithë futbollistët janë të pastër nga çdo infeksion. Asnjë prej tyre nuk do të mungojë në ndeshjen me Mallorca, të shtunën, në orën 22:00, për shkak të Koronavirusit.