Cilësia e parë: Gennaro Gattuso iu kujtohet të gjithë tifozëve italianë më shumë për grindjen dhe temperamentin se sa për aftësitë teknike. Mirëpo, trajneri i ri i Milanit duket i gatshëm të habisë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në fakt, trajneri i ri i kuqezinjve, në funksion të transfertës së Beneventos, ka provuar modulin 3-4-3. Ideja e Gattusos së shpejti do të ishte konfirmimi i Montolivos, i cili mbeti në hije nën drejtimin e Montella, sepse Milanit iu bashkua Lucas Biglia. Në këtë rast, natyrisht, për të paguar pak “befasi” do të ishte Frank Kessié, një lojtar, i cili, gjithashtu, të kujton shumë lojtarin Gattuso dhe për të cilin trajnerin nga Kalabria tha fjalë të mëdha gjatë konferencës së tij të parë për shtyp, shkruan “T.S”.

Ndjenja, megjithatë, është se ish-lojtari i Atalantës për momentin është larg nga maksimumi i formës dhe Gattuso e di se për një si Kessie, gjendja fizike është thelbësore. Për pjesën tjetër të formacionit të Milanit, Gattuso është i qartë, përveç nëse dalin probleme në minutën e fundit: në portë Donnarumma, me tre mbrojtës përpara: Bonucci, Romagnoli dhe një nga Zapata e Musacchio (i favorizuar i pari), ndërsa Abate dhe Ricardo Rodriguez do të veprojnë si “fasha”. Në mesfushë do t’i besojnë “tridentit” të përbërë nga Kalinic, Cutrone dhe Andre Silva, ndërsa në repartin e përparmë pritet të luajë njëri mes Suso dhe Bonaventura./Korneri.net.

Artikulli paraprakMësoni orarin i ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës
Artikulli tjetërProtesta e veçantë e Zazas ndaj gjyqtarit: Më ndëshko me të verdhë!