Ernesto Valverde edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Barcelonës. Ish njeriu i parë i Atl.Bilbaos gjatë paraditës së sotme është prezantuar para gazetarëve të klubit të ri, duke e postuar kështu edhe foton e parë me presidentin e Barcelonës Josep Maria Bartomeu, shkruan Korneri.net.

“Unë kam një përgjegjësi të madhe dhe jam mirënjohës për besimin e klubit që pati për mua. Tani unë duhet ta meritojnë atë, kjo është një sfidë shumë emocionuese. Unë dua të bëjë këtë klub edhe më të mëdh “, komentoi Valverde pasi zgjati dorën me presidentin Bartomeu.

Valverde ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me Barcelonën, me opcion edhe për të tretin. /Korneri.net

Artikulli paraprakCristiano: Kënaqem kur shoh Messin duke luajtur
Artikulli tjetërFutbollisti i Man City transferohet në La Liga (FOTO)