Kapiteni i Parmës, Alessandro Lucarelli është larguar nga futbolli, duke i dhënë kështu fund karrierës së tij si futbollistë. 40 vjeçari i cili ka një karrierë fantastike dhe dha kontributin e tij më të madh në futboll, kryesisht tek ekipi i Parma-s, të cilën nuk e la vetëm në kategorinë D po udhëtoi me të, duke e ringjitur përsëri në Serie A.

Ai ka luajtur 10 vjet në krahët e Parma-s ku ka zhvilluar 333 ndeshje. Si kapiten nuk e braktisi ekipin, kur falimentoi dhe ra në kategorinë D, por dha maksimumin e tij për ta rikthyer në elitën e futbollit italian.

Në festën që u organizua në nder të ringritjes së klubit në Serie A, Lucarelli i ka dhënë lamtumirë futbollit duke thënë: “Unë e kam përqafuar Parmën për 10 vjet duke dhënë gjithçka … Tani që jemi kthyer në Serie A, qëllimi është arritur.”

Artikulli paraprakIcardi te rivali i përjetshëm i Interit
Artikulli tjetërTrajneri i Kosovës, Challandes: ‘Lufta” ime është me Shqipërinë’