Granit Xhaka do të vesh fanellën me numrin 34 te Arsenali nga stinori i ri.

Mesfushori kosovar i cili në dy vitet e kaluara te “togjinjtë” kishte vesh fanellën me numrin 29, tash e tutje do të vesh numrin e tij të preferuar në shpinë, përcjell Korneri.net

Sa është i lihdur Graniti me këtë numër, e tregon edhe postimi i tij i fundit në Instagram, ku shihet se e ka bërë tatuazh në shpinë numrin 34.
Në këtë postim Xhaka shkroi: ‘Numri 34 ka një rëndësi të madhe për mua. Ishte numri im i parë si profesionist dhe gjithnjë më solli fat. Unë kam bërë tatuazh numrin në kurriz dhe në krahun tim.”

Xhaka kishte veshur fanellën me numrin 34 te Basel e më pas edhe te skuadra gjermane Borussia Monchengladbach, kështu që tash e tutje do ta ketë edhe te Arsenali.
Vëllai i tij Taulanti, i cili përfaqëson Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, tani vesh fanellën e vjetër të Granitit 34 te Basel.

Arsenali e kishte të zënë numrin 34 nga Francis Coquelin, por pasi ky i fundit kaloi te Valencia, Xhaka e mori menjëherë.
Tre lojtarë të tjerë të Arsenalit kanë ndryshuar numrat e fanellave për edicioni e ardhshëm.
Portieri Petr Cech ka marrë numrin 1, Hector Bellerin do ta ketë në shpinë numrin 2, kurse Mohamed Elneny ndryshon numrin nga 35 në 4. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Skifterat” diss “Intelektualëve: Jasha Mentalitet [VIDEO]
Artikulli tjetërAlban Dragusha: S’kemi rrugë tjetër përveç fitores, Gjakova e meriton skuadrën në Superligë”