Sulmuesi danez gjatë karrierës së tij luajti për disa skuadra të mëdha si Arsenali, Juventusi dhe Wolfsburgu.
Por Bendtner dështoi t’i tregoi vlerat e tij dhe pas çdo sezoni uli nivelin e tij, duke kaluar në skuadra të dorës së dytë.
Së fundmi luajti në Championshipin anglez te skuadra e Nottingham Forest, por nuk arriti të gjej vetën dhe tani ka ndërruar skuadër.
29-vjeçari, i cili e cilëson vetën si ‘Zot’ është transferuar në Norvegji te skuadra Rosenborg.
Bendtner ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare, por detajet tjera të transferimin nuk janë bërë publike.