Ju kujtohet mbrojtësi kamerunas Benoit Assou-Ekotto i cili ishte i pazëvendësueshëm para 1o viteve në krahun e majtë te Tottenham. 33-vjeçari i cili e kishte nis karrierën para 13 viteve kur nënshkroj me Lens, më vonë luajti edhe te QPR, Saint Etienne dhe Metz, ndërsa zhvilloi edhe 24 ndeshje për Kamerunin,shkruan Korneri.net.

Kur u mendua se do të vazhdojë të luante futboll me profesionin që e nisi si i ri, në këtë moshë ai ka vendosur të largohet nga sporti që t’i kapet aktrimit dhe atë si “pornostar”.
Filmat erotikë kanë nis të jenë edhe pasioni i Ekotto që pa asnjë problem dhe fshehtësi u bëri të gjithëve me dije se do të hyjë në këtë industri shumë shpejt.

Harry Redknapp, trajneri aktual i Birmighem e dëshironte si përforcim të madh për edicionin e ardhshëm, por edhe ai e pranoi se kjo nuk ka gjasa të ndodh sepse lojtari po e zëvendëson kënaqin e topit me atë të femrës. /Korneri.net

Artikulli paraprakStadiumi “high tech” i Realit
Artikulli tjetërJuventus pritet të dënohet nga FIFA