Një nga agjentët më të njohur në futbollin evropian, Mino Raiola, ka konfirmuar se klienti i tij, Giggi Donnarumma do të nënshkruajë kontratë të re me Milanin, duke hedhur poshtë kështu çdo spekulim për ndonjë largim të mundshëm nga “San Siro”.

“Giggi do të qëndrojë edhe shumë vite te Milani, pasi është pjesë e klubit më të madh në botë”, tha Raiola për mediat italiane.

Duhet cekur që për Donnarumma interesim të madh kanë shfaqur pothuajse të gjitha skuadrat e famshme evropiane.

Artikulli paraprakI “burgosur” në bankinë nga Mourinho, shpëtimi te Leverkusen?
Artikulli tjetërPioli me fjalë të mëdha për Icardi: Është punëtor i madh dhe shembull për gjithë ekipin