Edhe pse disa pretendentë për titull kampioni në boks i kanë kërkuar duel Anthony Joshua pas fitores së bujshme kundër Waldimir Klitschko, promotori i boksierit anglez ka konfirmuar se superdueli i Wembely’t do të përsëritet.

“Ishte një ndër luftërat më të mira që kam parë ndonjëherë, çdokush dëshiron ta shoh këtë përballje sërish. Atëherë pse jo? Ky është dueli i ardhshëm që e dëshiroj”, ka thënë promotori Eddie Hearn.

Tre kandidatë tjerë të mundshëm të Joshua janë: Deontay Wilder – kampion i versionit WBC, Joseph Parker – kampion i versionit WBO dhe Tyson Fury që e kishte mposhtur Klitschkon në vitin 2015 por e humbi licencën e boksierit pak kohë më vonë për shkak të përdorimit të substancave narkotike./Korneri.net.

Artikulli paraprakFFK-së, merr vendim për ndeshjen e ndërprerë në Prizren
Artikulli tjetërNë Bosnje femrat e shndrrojnë futbollin në boks