Prestigjiozja franceze “L’Equipe” shkruan se drejtori sportiv i klubit parisien, Patrick Kluivert, ka kontaktuar me “Blutë e Londrës” për të parë nëse ka një mundësi transferimi të Michy Batshuayi.

Belgu këtë sezon ka bërë 12 paraqitje me skuadrën angleze, por ende nuk ka nisur një ndeshje si titullar në Premier League, sidomos ngaqë Eden Hazard është përdorur si sulmues në mungesë të spanjollit Diego Costa. Deri tani raportohet se Chelsea nuk është i interesuar ta shesë lojtarin e vet, i cili ka shënuar tre gola në katër ndeshje kupe këtë sezon.

Kjo ngjan paksa e dyshimtë, sepse hierarkia londineze po kërkon për një sulmues në afatin e janarit. Batshuayi u transferua në verë nga Marseille me shumë bujë. Ai ka kushtuar 39 milionë euro, por deri tani nuk e ka justifikuar këtë shifër. Gjithsesi, 23-vjeçari do të luajë të paktën deri në verë në “Stamford Bridge”.

Artikulli paraprakMë të mirët e Bundesligës, aty edhe Mërgim Mavraj
Artikulli tjetërTifozët e Fenerbahces e duan në ekip sulmuesin e Partizanit