Nuk po punon gjatë nëpër klubet kosovare.
Ismet Munishi edhe njëherë tjetër jep dorëheqje. Këtë herë trajneri kosovar dha dorëheqje nga Feronikeli dhe atë për një kokë shumë të shkurtër, shkruan Korneri.net
Edhe pse Feronikeli është ende në garë për titull të kampionit pasi është vetëm gjashtë pikë mbrapa nga liderja Drita, megjithatë Munishi i ka lajmëruar zyrtarët e klubit, apo direkt presidentin
Naser Rama, i cili e ka konfirmuar dorëheqjen e Munishit dhe njëkohësisht e ka pranuar si të tillë.
Edhe pse në gjashtë ndeshje të luajtuar, Feronikeli nën drejtimin e Munishit e humbi dy ndeshje, duket se kjo nuk i ka mjaftuar atij që t’i mbetet besnik edhe më tutje skuadrës nga Drenasi, që ia besoj shumë punën atij pasi planet dhe ambicjet ishin të mëdha, por rrugën ndahen shpejtë.
Tashmë Feronikeli nuk ka shumë kohë për të gjetur trajner të ri, sepse që nga ky moment do të filloj ofanzivën në mënyrë që të emërojnë dikë tjetër për ta drejtuar skuadrën deri në fund të edicionit. /Korneri.net