Trajneri italian i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti ka konfirmuar që Jerome Boanteng nuk do të udhëtojë me skuadrën për përballjen ndaj Darmstadt.

Arsyeja e kësaj mungese është një lëndim që e mundon futbollistin tash e sa kohë dhe për këtë, Ancelotti ka vendosur mos ta ftojë për këtë takim.

“Për fat të keq Jerome nuk do të jetë me ne në sfidën ndaj Darmstadt”, ka deklaruar Ancelotti në konferencën për shtyp.

“Ai ka marrë një goditje të lehtë dhe nuk duam ta rrezikojmë”.

Pas 14 xhirove Bayerni kryeson Bundesligën me 33 pikë.

Artikulli paraprakTop-10 futbollistët më të paguar në Ligue 1, prinë mbrojtësi brazilian i PSG-së
Artikulli tjetërInter e kërkon portierin e Genoa-s