Sipas raporteve të ‘Kicker’ dhe ‘Bild’ gjiganti italian Milan është duke u interesuar për reprezentuesin e Sllovenisë dhe anëtarin aktual të Leverkusen, Kevin Kapl, shkruan “Korneri.net”.
Kampl, ish-anëtar i skuadrës austriako Salzburg dhe Borussia Dortmund, ka kontratë me Leverkusen deri në verën e vitit 2020, por dëshira e tij është që të largohet nga skuadra farmaceutike, kurse Fassone dhe Mirabelli tashmë kanë filluar kontaktet e para për transferimin e tij në “Milanello./Korneri.net.