E ardhmja e Milot Rashicës është padyshim në një prej skuadrave të mëdha evropiane dhe paraqitja e tij e mbrëmshme ndaj Finlandës e ka përforcuar një ide të tillë. Sipas mediave italiane, Napoli është bërë gati të hidhet në sulm për të blerë kartonin e mesfushorit në afatin kalimtar të janarit.

Gazeta “Il Matino” raporton se vëzhguesit e skuadrës italiane janë shpërndarë këtë javë nëpër Evropë, për të parë nga afër talente të rinjë të kombëtareve te ndryshme. Një prej tyre ishte edhe Rashica i cili ka shkëlqyer me fanellën e Kosovës ndaj Finlandës.

Kaq ka mjaftuar që drejtuesit e Napolit, të cilët e ndjekin prej disa muajsh mesfushorin e talentuar, të planifikojnë bisedime me Vittesen për transferimin e tij.

Kartoni i Rashicës vlerësohej 5 milionë euro, por kjo vlerë mund të rritet nëse ai përsërit paraqitje të tilla.

rashica 1

 

Artikulli paraprakStudimi mbi transferimet, Higuain e Pogba u mbivlerësuan
Artikulli tjetërTash e tutje Milan si dikur! Nënshkruhet marrëveshja, paratë po vijnë