Mbrojtësi i Genoa-s, Armando Izzo pritet të pezullohet për 6 vite nga bota e futbollit pasi akuzohet për ndeshje të trukuara.

Çështja ndaj tij ka filluar gjatë fundit të sezonit të kaluar, kur qendërmbrojtësi dhe ish-klubi i tij Avellino ishte ndër ekipet e investiguara për trukime ndeshjes.

Bëhet fjalë për ndeshjet ndaj Modena-s dhe Reggina në dy muajt e fundit të sezonit 2013/14.

Problemet ligjore të Izzo nuk kanë ndikuar në fushën e lojës me paraqitjet e tij me Genoa, gjithsesi, Sevilla dhe Milan kanë ndalur menjëherë interesin e tyre për një transferim të mundshëm në verë.

Artikulli paraprakYllin spanjoll e plaçkisin nën kërrcënimin e armëve
Artikulli tjetërNë tavolinë për diskutime