Konsiderohet si talenti më i madh norvegjez, dhe jo rastësisht interesimi për të ka qenë shumë i madh nga klubet e njohura evropiane (Manchester United ndër të tjera), por klubi italian Fiorentina e fitoi betejën me të gjithë, shkruan Korneri.net.

Fjala është për 19-vjeçarin norvegjez Rafik Zekhnini, i cili edhe zyrtariosht është anëtar i “violave”, pasi arriti marrëveshje me klubin Odd për vlerën 1,5 milionë euro.
Zekhnini është pjesë e skuadrës së parë të Odd nga viti 2015, por edicionin që e lam pas ai shkëlqeu duke e dëshmuar se meriton klub më të madh.
Mesfushori ofanziv ndihet jashtëzakonisht i kënaqur që arriti marrëveshje me një klub presitigjoz e posaqërisht që do të luaj në Serie A, kampionat të cilin e ka adhuruar që në moshë më të re. /Korneri.net

Artikulli paraprakMan.United tenton për herë të fundit të sjell në Old Trafford yllin e Spurs
Artikulli tjetërZyrtare: Bekim Isufi trajner i Vllaznisë së Pozharanit