Dikur qeshnin dhe thonin që nuk ka nevojë për të, mirëpo tash klubet sportive këtë rast në futboll, po i angazhojnë çdo herë e më shumë.

Trajneri kondicional luan rol shumë të madh në një klub futbolli, dhe duke e parë rëndësinë e tij, gjithnjë e më shumë po mendohet edhe për ta, andaj FC Prishtina e ka emëruar tashmë trajber kondicional Orhan Abdin, shkruan Korneri.net

Ai ka folur për fqen zyrtare të klubit Prishtina për angazhimine  tij, duke e quajtur si privilegj punësimin në klubin më të madh kosovar.

“Njihem që moti me kryetrajnerin Zekerija Ramadani dhe pas iniciativës së tij, të drejtorit sportiv, Fisnik Kërçeli dhe pas bisedave me krerët e klubit, kam kënaqësinë të pranoj dhe të punoj në njërin prej klubeve më të mëdha në Ballkan, FC Prishtina”

“Është kënaqësi dhe privilegj të punoj në këtë klub dhe po ashtu është eksperiencë e mirë për mua që të punoj jashtë Maqedonisë”.

“Kam punuar me ekipin në dy-tre seancat e fundit stërvitore, gjendja e fizike e ekipit duket e mirë, megjithëse ndodhemi në fazën përgatitore dhe kam besimin se do të arrijmë nivelin që duam ne dhe skuadra do të jetë mjaftueshëm e përgatitur, si fizikisht po ashtu edhe taktikisht”, ka deklaruar ai. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here