Një lajm qesharak ka qarkulluar gjatë tërë ditës në internet, e që ka të bëjë me klubin gjerman Borussia Dortmund.

Pas ndeshjes kundër Köln e cila u mbyll 2-2, autobusi që ka bartur lojtarët, e ka harruar ta merrte me vete kapitenin, Mats Hummels, i cili u desht të kthehej vet në shtëpi, përcjell Korneri.net

Lajmin e ka publikuar gazeta gjermane “Bild”, e cila shkruan se më datën 20 mars në rrugën e kthimit, ekipi ka udhëtuar pa kapitenin Mats Hummels. Ky i fundit ka udhëtuar i vetëm për tu kthyer në shtëpinë e tij, por ajo që nuk kuptohet është se si askush nuk e ka vërejtur mungesën e kapitenit në autobus.

Sigurisht se ky lajm më pas u bë “hit” i madh në rrjetet sociale ku menjëherë u bë një krahasim apo batutë me filmin e famshëm të viteve 90-ta, “Home Alone”. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here