Kanë kaluar gati dy vite e gjysmë prej se Lionel Messi kishte shënuar golin e tij të fundit në “El Clasico”. Argjentinasi kapi kreun e klasifikimit historik pas një tregolëshi në “Santiago Bernabeu”, që i dha Barcelonës fitoren e madhe dhe spektakolare 3:4, në sezonin në të cilën kampion u shpall Atletico Madrid, shkruan Korneri.net.

Messi shënoi atëherë golin e tij të 21 në ndeshjen më të madhe botërore dhe kaloi legjendarin Di Stefano që mbeti me 18 gola. Që nga ajo ditë, Messi është “fikur” në ndeshjet ndaj Realit. Nuk ka shënuar asnjë gol të vetëm ndaj “Los Blancos.

Në prag të ndeshjes Real Madrid-Barcelona, që me shumë mundësi vendos titullin kampion në Spanjë, Messi nuk ka kaluar një javë aspak të mirë. Kundër Juventusit nuk u paraqit në nivelin e tij duke u eliminuar skuadra e tij nga garat evrpopiane.
Gjithsesi, golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, në ndeshje si ajo me Realin do të përpiqet të tregojë se nuk është aspak në rënie.

Ndeshja Real Madrid-Barcelona do të luhet të dielën, në orën 20:45./Korneri.net

Artikulli paraprakKur lindi Mbappe, Buffoni kishte luajtur mësë 100 ndeshje me këtë skuadër!
Artikulli tjetërTalkSport zbulon këtë lajm