Sulmuesi i Genoa-s, Pietro Pellegri, ka debutuar të enjten në mbrëmje në Serinë A në moshën 15 vjeç e nëntë muaj, duke thyer rekordin e vendosur që në vitin 1937. Pellegri u aktivizua në fund të ndeshjes, që u humb nga ekipi i tij 1-0 përballë Torinos.

Lindur më 17 mars 2001, ai në moshën 15 vjeç e 280 ditë, ka thyer kështu rekordin në Itali që mbahej nga Amedeo Amadei, i cili ka debutuar me AS Roma në vitin 1937.

Më 19 nëntor, sulmuesi i Juventusit, Moise Kean, u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2000, i cili luajti në Serinë A. Ai ishte 16 vjeç e tetë muaj.

Artikulli paraprakEdicion i çmendur nga Balotelli në Ligue 1! Ja statistikat e sulmuesit italian te Nice…
Artikulli tjetërVjen vendimi i Fiorentinës, Babacar largohet vetëm nëse ka ofertë prej…