Në mbarë botën, gjyqtarët e futbollit e kanë edhe nga një profesion të dytë nga më të ndryshimit, por të jetë njëkohësisht edhe këngëtar, nuk ka ndodhur.

Megjithatë, futbolli kosovar bën një përjashtim këtu, pasi ka një gjyqtar që është edhe këngëtar.

Fjala është për Albion Bucollin, i cili ndan drejtësinë në Ligën e Parë.

Bucolli nga Drenasi njihet për zërin e tij karakteristik, derisa kohëve të fundit emri i tij ka filluar të përhapet, andaj nuk ka munguar edhe në shumë dasma e ahengje të ndryshme.

Bucolli ka deklaruar për Gazetën Sheshi se sikurse referimin, edhe këndimin e pëlqen jashtëzakonisht shumë dhe të dyjave i përkushtohet maksimalisht.

Artikulli paraprakNeville – “thumba” për Pogba dhe Herrera: Goli i parë ishte hajgare
Artikulli tjetërEkskluzive nga Ismet Munishi: Këtë lojtar nuk e respekton Prishtina, transferohet te Drita