Ditë të mira po përjeton futbolli kosovar veçanërisht përfaqësuesja e Kosovës, të cilës po i thonë po lojtar kyq të cilët padyshim do të ndërtojnë një ekip solid qysh nga ndeshja e parë kualifikuese ndaj Finlandës. Pas pranimit të ftesës së Albert Bunjakit, nga lojtarë tashmë të dëshmuar sikurse Rashica, Meha, Shala, Bytyqi, Rama, një tjetër emër i madh mund ti thotë po Kosovës. Bëhet fjalë për sulmuesin më të mirë shqiptar të momentit Besart Berisha, i cili po bën karierë të bujshme në Australi.

Lajmi konfirmohet në Facebook, nga baxhanaku i tij ish futbollisti i Prishtinës, Enis Fetahu, i cili në një koment në rrjetin shoqëror ka bërë të ditur se Berisha, do të jetë i pranishëm me 5 shtatorë në Helsinki.
Kujtojmë se Fetahu është bashkëshorti i prezantuesës së Super Sport Kosova, Vlera Jusufi, teksa është baxhanak i futbollistëve të mirënjohur Samir Ujkani e Besart Berisha.

Ja komenti i Fetahut në FB:

besarti

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Kjo është lista komplete e të ftuarëve nga Albert Bunjaki…
Artikulli tjetërKosova e pandalshme merr edhe dy futbollistë nga Premierliga dhe Serie A