Top-klubet evropiane, Real Madrid dhe Manchester United kanë shfaqur një interes të madh për mbrojtësin e krahut të djathtë të skuadrës portugez Porto, Diogo Dalot.

Sipas mediave italiane edhe Juventus po planifikon të hapë negociatat me agjentin e 18-vjeçarit.

Pas largimit të Dani Alves verën e kaluar, bardhezinjtë kanë luftuar për të zëvendësuar praninë e tij në krahun e djathtë. Edhe pse ata morën Mattia De Sciglio, ai e kaloi pjesën më të madhe të sezonit (deri tani) jashtë për shkak dëmtimi.

Vetëm 18 vjeç, Dalot ka karakteristika mjaft të mira dhe luan në ekipin e Porto B. Sidoqoftë, klubet mendojnë se është gati të bëjë kërcimin në nivelin më të lartë.Për momentin, Napoli është i favorizuar, pasi ata kanë treguar interes më të gjatë, megjithatë, Juventus është i gatshëm të largojë klubet e tjera për të marrë shërbimet e tij duke ofruar më shumë./Korneri.net.

Artikulli paraprakItali – Suedi, formacionet e mundshme
Artikulli tjetërE bujshme: Igli Tare e dërgon këtë futbollist të Lazio-s te Partizani