Liverpool – Man. United do të jetë përballja hapëse e xhiros së tetë në Premier League, duke lënë kështu nën hije takimet tjera edhe pse këtë vikend do të ketë përballje shumë interesante shkruan “Korneri.net”.

Në fakt, superderbi ndërmjet Liverpool – Man. United është ndeshja më e madhe e futbollit anglez, duke i bazuar edhe në historikun e të dyja klubeve.

Takimi i së shtunës, do të jetë numër 50 ndërmjet këtyre skuadrave, ku Liverpool 13 fitore, United 27, kurse 10 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Në stadiumin e famshëm “Anfield”, deri më tani janë zhvilluar 25 ndeshje, tetë fitore të Liverpool, 12 të Man. United, kurse dhjetë ndeshje janë mbyllur në barazim.

Nisur nga radhitja tabelare, Man. United mund të konsiderohet favorit i lehtë, pasi ndodhet në vendin e dytë me 19 pikë, aq sa ka edhe City, por “djajtë e kuq” kanë golavarazh më të dobët, kurse Liverpool mbanë pozitën e shtatë me 12 pikë të tubuara.

Liverpool dhe United janë dy skuadrat më të trofeshme në futbollin anglez, “Reds” kanë fituar në historikun e tyre 44 trofe, kurse “djajtë e kuq” 45.

Sa i përket të dy trajnerëve, Mourinho dhe Kloop, kjo është përballja e shtatë ndërmjet tyre, trajneri gjerman është treguar më i suksesshëm, me tre fitore, tre barazime dhe një fitore për trajnerin portugez.

Kur jemi të lëndimet, për derbin e së shtunës, Liverpool nuk do të ketë në dispozicion afrikanin Mane (që do të mungojë për gjashtë javë), për shkak të lëndimit që e pësoi me përfaqësuesen e tij, kurse te United do të mungojnë Fellaini, Pogba, Carrick, Jones dhe Shaw.

/KORNERI.NET.

Artikulli paraprakVikend drithërues në Serie A, vëmendja e të gjithëve në “Derby della Madonnina”
Artikulli tjetërYlli i Arsenalit: Nëna nuk më lejoi të bëhesha portier….