Barazimi ndaj Genoas duket se i ka kushtuar shumë trajnerit të Milanit, Vinçenzo Montella.

Drejtuesve të Milanit i’u ka mbushur kupa pasi italiani i ka orët e numëruara në krye të stolit kuqezi.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, e bën të sigurt se Montela do të shkarkohet dhe në vendin e tij do të vihet Paulo Sousa.

Siç raportohet nga mediat italiane, Sousa kishte kontratë me FOX TV si komentator sportiv dhe pas ofertës që Mirabeli i ka bërë, 47-vjeçari ka braktisur televizionin për të nisur aventurën e re me Milanin

Artikulli paraprakLRF Prishtinë: Rezultatet dhe tabelat pas javës së 7-të
Artikulli tjetërDy shqiptarë në formacionin më të mirë të javës në Zvicër