Manchester United mund të përballet me një zbritje të pikëve sipas rregullave të Premier League për skenat e shëmtuara në Old Trafford që detyroi ndeshjen me Liverpool të shtyhej.

Tifozët detyruan shtyrjen e ndeshjes, pasi vërshuan në fushën e lojës në Lod Trafford në mënyrën e tyre të hulignizmit, pasi ata kërkojnë largimin e pronarëve të klubit “Glazzer”, përcjell Korneri.net

Rregullore të shumta zbatohen për shtyrjen e ndeshjes së të Dielës, si në rregullat e Premier League dhe FA dhe nuk është e qartë se cili do të zbatohet. Premier League mund të vendosë zbritje të pikëve nëse një klub nuk garanton sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve, ndërsa FA mund të japë një gjobë ose pezullim. Si Premier League ashtu edhe Shoqata e Futbollit tani kërkojnë urgjentisht më shumë informacione, në mënyrë që të marrin vendimin final.

Organizatorëtbe garave po flasin me Manchester United dhe autoritetet lokale për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur, dhe ku qëndron përgjegjësia, por një është e sigurtë se Man.Unitef do t’ia sheh sherrin tifozëve të vet, që gabuan rëndë me vendimin që morrën. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here