Kryetari i partisë NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë një vizitë në Katalonjë, teksa është takuar me presidentin e Barcelonës, Jose Maria Batomeu.

Ka qenë kreu i Barçes që ka ftuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, të cilët kanë parë bashkë “El Clasico-n” mbrëmjen e djeshme mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Ndërkohë, Limaj në “facebook” ka bërë me dije se ka pranuar ftesën e presidentit për të parë ndeshjen në “Camp Nou”. Sakaq, Limaj ka ftuar Batomeun për të vizituar shumë shpejt Kosovën.

“Barcelona është një nga ekipet më me traditë në botë dhe ndihma që do të mund t’i ofronte Kosovës do të ishte e madhe”, shkruhet në llogarinë e “facebook” të Limajt.

Duhet thënë se kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë kosovar sheh një ndeshje spanjolle kaq të rëndësishme, siç ishte “El Clasico”

Postimi i plotë i Limajt:

Ishte kënaqësi që me ftesë të presidentit të klubit të futbollit Barcelona, Josep Maria Bartomeu, ta përcillnim bashkë ndeshjen në mes të gjigantëve të futbollit Barcelona dhe Real Madrid.

Bartomeu e njoftova se Kosova ka plot talentë të rinj të futbollit të cilët kanë nevojë për përkrahjen dhe përvojën e klubeve si Barcelona.

Me këtë rast e ftova presidentin z. Bartomeu që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Kosovën për t’i parë mundësitë e mbështetjes që klubi i Barcelonës mund t’ua ofrojë talentëve të futbollit të Kosovës.

Barcelona është një nga ekipet më me traditë në botë dhe asistenca profesionale që do të mund t’ua ofronte këtu talentëve, do të ishte jashtëzakonisht e madhe.

Kosova është e bekuar që ka miq gjithandej botës. FL

Artikulli paraprakMarotta: E ardhmen e Allegri-t, do të vendoset pas fitores së Scudetto
Artikulli tjetërIsh-talenti i Manchesterit, sot ka “humbur”, por ja sherri që bën në Serinë B