Po e vëreni se shumica e futbollistëve janë të Arsenalit, dhe disa prej tyre që aktualisht luajnë diku tjetër pritet t’i bashkohen (asgjë zyrtare kuptohet).
Mediat britanike kanë nis të bëjnë llogari te klubi londinez pas më shumë se dy dekadave pa trajnerin francez Arsene Wenger, i cili sipas të gjithëve është fajtori kryesor që Arsenali nuk po fiton asgjë të madhe.
Në Angli po flitet se kandidati i parë për stolin e “togjinjëve” është italiani Massimiliano Allegri i cili mund ta kthej Arsenalin në ditët e lavdisë që kishte dikur.

Sipas këtyre shkrimeve në skuadrën londineze do të transferoheshin lojtarë si Morata dhe Reus, ndërsa ata do të kompletonin sistemin ideal 4-2-3-1.
Petr Cech në portë, Bellerin në të djathtë, Mustafi dhe Kolcielny në qendër, kurse Nacho Monreal në krahun e majtë.
Në mesfushë do të ishin Granit Xhaka dhe Santi Cazorla (në fund të kontratës), ndërsa me përforcimet eventuale Reus do ishte me Ozil dhe Sanchez mbrapa sulmuesit Alvaro Morata.

Premier League me më shumë trajner dhe cilësi italiane brenda saj.
A pajtoheni me këtë ide?

Artikulli paraprakFOTO/ Formacionet: Bologna-Milan. Montella i hakmerret Baccas
Artikulli tjetërMessi blen shtëpinë e komshiut. Arsyeja do ju habisë të gjithëve