Aventra e mesfushorit argjentinas  José Ernesto Sosa te Milan duket se do të jetë shumë e shkurtër. Pasi luajti mjaftë mirë te Besiktas për dy vitet e fundit, atë e transferoi Milan për 8 milionë euro, mirëpo nuk ka pasur rast të dëshmohet shumë sepse kishte konkurrencë në atë pozicion dhe nuk u përshtat si duhet në skemat e Vincenzo Montellas.

Sipas lajmeve të fundi tai është afër të rikthehet në Turqi, por këtë herë te Fenerbahce që e kërkon me ngulm. Një marrëveshje prej 5-6 milionë eurosh do të finalizonte menjëherë këtë transferim gjatë ditëve të para të vitit të ri 2017.

Artikulli paraprakNa ishte njëherë një talent i madh kroat!
Artikulli tjetërMë të rejat nga NBA, superndeshje si gjithmonë