Në konferencën e fundit për shtyp për këtë edicion në Premier League, me ç’rast kampioni më i freskët anglez, Chelsea e zhvillon në shtëpi me Sunderland, ka folr trajneri italian Anyonio Conte që ne mënyrë indirekte u bëri me dije zyrtarëve të klubit lodninez se shumë lehtë mund të vendos të kthehet në Serie A, destinacioni Inter, shkruan Korneri.net.

“E dua familjen time këtu sepse nuk mundem edhe një vit të jem larg tyre, të punoj në Londër kurse familja ime në Lecce. Nuk kam thënë që ndoshta sigurtë do të kthehem në Itali, mirëpo është vështirë për mua të jetoj larg familjes time”, ka thënë Conte i cili hyri në histori të futbollit anglez si trajneri i pestë që e fiton menjëherë titullin e kampionit pas edicionit të parë.

Sipas disa burimeve të afërta me Conten, ai po planifion të blejë një shtëpi në Itali, me çka ka bërë të dyshohet serozisht me të ardhmen e tij në Londër. /Korneri.net

Artikulli paraprakE pazakontë: Trajneri godet në ring boksierin kundërshtar, arsyeja është e çuditshme…
Artikulli tjetërE mori trofeun e golashënuesit më të mirë, por frikëson tifozët e Dortmundit