Pas mbylljes së fazës së grupeve, 16 ekipet e kualifikuara janë në pritje që të mësojnë kundërshtarët për në fazën e 1/8-ve.

Vazo 1: Barcelona, PSG, Manchester City, Manchester United, Tottenham, Liverpool, Roma dhe Beshiktas.

Vazo 2: Real Madrid, Chelsea, Juventus, Bayern Mynih, Sevila, Shakhtar Donetsk, Porto dhe Baseli.

Po nga vlera ekonomike sa vlejnë skuadrat e kualifikuar për në fazën me eliminim direkt? Përgjigjen e jep portali i njohur “transfermarkt”.

Ekipi me vlerën më të lartë në vazon e parë është Barcelona, 760 milionë euro, e ndjekur nga PSG me 648 milionë euro. Katër skuadrat angleze, City, United, Tottenham dhe Livepool vijnë më poshtë në këtë renditje.

Në vazon e dytë ekipi me vlerën më të lartë është Reali me 743 milionë euro, duke qenë dhe ekipi më i shtrenjtë për momentin. Pas tij vjen Chelsea me 631 milionë euro, ndërkohë që më pas vijnë Bayerni dhe Juventus.

Skuadra me vlerën më të ulët është Bazeli, ku aktivizohet edhe Xhaka, me vetëm 48.8 milionë euro.

Artikulli paraprakGëzuar festat me “InterBells” (Video)
Artikulli tjetërPo punohet edhe në stadiumin e “Ramiz Sadikut”