Luka Modric ka pritur pesë vite që ta fitoj titullin në La Liga me Real Madridin, edhe pse më herët e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, Copa del Rey apo edhe Superkupën e Spanjës, andaj mbrëmja në Malag ishte për të dhe bashkëlojtarët shumë special, shkruan Korneri.net.

Mirëpo, të dielën në “La Rosaleda” ndodhi diçka që nuk e priti askush, e më së paku mesfushpro kroat. Edhe pse ishte xhiroja e fundit dhe Real Madridi edhe zyrtarisht u shpall kampion në Spanjë, Federata e këtij shteti nuk vendosi që t’ia dorëzojë klubit mbretëror trofeun i cili i mungonte Modricit.
Pikërisht, kjo foto e Modric bëri xhiron e botës sepse mbeti i shtangur kur e kuptoj që trofeu nuk do t’i jepet fare Realit dhe atij personalisht në mbrëmjen më të gëzuar të tij në këtë edicion…së paku deri me 3 qershor. /Korneri.net

Artikulli paraprakInter afër zyrtarizimit të trajnerit të ri
Artikulli tjetërLuten për shëndetin e Arbnor Morinës [FOTO]