Pësoi lëndim që në start të kampionatit në Premier League, dhe i mungoj Liverpoolit në dy ndeshjet e kaluara. Jurgen Klopp është duke menduar se çfarë të bëjë më të, sepse ende nuk dihet se a është i gatshëm për lojë përkundër lëndimit që e kishte në gjurin e këmbës.
Fjala është për sulmuesin Sadio Mane i cili e ka deklaruar vetën si të aftë për lojën e ardhshme që Liverpool e luan për herë të parë në këtë edicion në shtëpi “Anfield Road” kundër kampionit aktual Leicester City.
“Ndihem mirë dhe jam i gatshëm për lojë. Është normale se për inkuadrimin tim vendos menaxheri Klopp, por unë mund ta jap kotributim tim në këtë ndeshje” deklaroi 24-vjeçari i cili vikendin që lam pas luajti më shumë se një pjesë për përfaqësuesen e tij Senegalin në fitoren 2-0 ndaj Namibia.
Por, strategu gjerman ende nuk ka vendos se a ta inkuadrojë në lojë nga fillimi apo jo, e ndërkohë Mane e pret me padurim vendimin e Jurgen Klopp.