James Rodriguez ishte lojtari më i mirë i Bayern në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Edhe pse shënoi golin e barazimit, dhe krijoi disa raste tjera prej të cilave Bayern edhe do ta elimononte Realin, megjithatë mungesa e festës së golit të shënuar në shenjë respekti për ish skuadrën e tij, ka irituar pa masë tifozët bavarez, përcjell Korneri.net

James në pjesën e parë humbi një gol të sigurtë, ndërkohë në momentin e golit të barazimit 2:2 u kërkoi falje tifozëve të Realit, pa harruar edhe faktin që në një moment pak minuta përpara fundit bëri një gjest fair-play duke nxjerrë topin jashtë dhe duke marrë duartrokitjeve e tifozëve të ish skuadrës së tij. Të gjitha këto fakte nuk janë pranuar nga një pjesë e tifozëve të Bayernit të cilët në rrjetet sociale kanë sulmuar ashpër futbollistin kolumbian. /Korneri.net

Artikulli paraprakFederer synon Wimbledonin, heq dorë nga Roland Garros
Artikulli tjetërGjyqtari slloven i pranoi gabimet