E pabesueshme ajo që po ndodh me dy futbollistët shqiptarë të Napolit Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës nuk do të jenë pjesë e sfidës ndaj Real Sociedad pasi ende nuk kanë fituar betejën me koronavirusin. Edhe pse janë infektuar rreth 25 ditë më parë gjatë grumbullimeve me kuqezinjtë dhe dardanët, Hysaj dhe Rrahmani kanë rezultuar pozitiv ndaj tamponëve që kanë kryer futbollistët e Napolit ditën e mërkurë para ndeshjes ndaj Real Sociedad. Lajmi është njoftuar nga vetë klubi i kaltër me një postim në Twitter, menjëherë pasi ka marrë përgjigjet e testeve mëngjesin e kësaj të enjteje.

“Të gjitha tamponët e bëra dje në mëngjes për pjesëtarët e ekipit janë negativë për Covid-19, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysaj, të cilët janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi në pritje të përgjigjeve të një tamponi të ri”, shkruhet në njoftimin e Napolit.

Hysaj dhe Rrahmani kanë humbur deri tani 6 sfida të Napolit, tre në Serie A dhe 3 në Europa League përfshirë edhe sfidën e të entjes ndaj Real Sociedad. Dy futbollistët shqiptarë shpresojnë të jenë gati për takimin e së dielës në kampionat ndaj Sampdorias.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here