Suning ka blerë të drejtat e Serie A, i fundit mes kampionateve më prestigjiozë të Europës që ka përfunduar në xhepin e kolosit kinez.
Lajmi është bërë i ditur nga PPTV, televizioni në pronësi të kompanisë që ka blerë Interin.
Suning kishte blerë më parë, për Kinën, të drejtat e La Liga (kontratë 5-vjeçare për 291.4 milionë dollarë), Premier League (700 milionë dollarë për tre vite) dhe Bundesliga (250 milionë euro për pesë vite).
Edhe Ligue 1, në Kinë, do të transmetohet nga televizioni që është në pronësi të Suning, ashtu si kampionati kombëtar.
Për Serie A, sipas Telesport, flitet për një marrëveshje të mundshme për tre vite, për një vlerë prej 240 milionë eurosh.