Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Don Balon”, kampioni portugez i ka thënë menaxherit të tij Jorge Mendes se dëshiron që të largohet nga Italia në fund të këtij sezoni, duke risjellë zërat e një rikthimi te Manchester United, që është gati të ripresë në “Old Trafford” sulmuesin.

CR7 ishte transferuar në Angli në moshën 18-vjeçare nga Sportingu, por duket se edhe në moshën 36- vjeçare, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” mendohet se mund t’i japë një shtytje më shumë skuadrës së “Djajve”. Por, kampionët e Italisë do të tentojnë deri në fund për ta bindur CR7-ën që të qëndrojë, të paktën deri në vitin 2022, kur i skadon kontrata në Torino.

Që kur është larguar nga Manchester United drejt Madridit, 36- vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën e tij që një ditë të rikthehet sërish në klubin ku u bë një futbollist i madh. Në 2014-ën, Ronaldo tha: “Unë e dashuroj Manchesterin. Të gjithë e dinë këtë. United është në zemrën time. Tifozët janë fantastikë dhe një ditë do të doja që të rikthehesha”. Dhe nëse CR7 do të këmbëngulte që të ndryshonte ambient, Juve pa dyshim që do t’ia plotësonte dëshirën, sepse nga ana tjetër do të hiqte barrën e një rroge stratosferike në këto kohë të vështira financiare.

“Don Balon” ka kohë që shkruan për një rikthim të portugezit te “Djajtë”. Në janar, ata shkruanin se Man.United kishte përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurosh për Juven.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here