Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Spanja, në lidhje me merkaton e Juventusit, të cilët po mendojnë ndryshime në skuadër.

Prej kohësh qarkullojnë lajme mbi një largim të mundshëm të Paulo Dybalas nga Juventusi. Për t’i shtuar edhe më shumë këto zëra ka menduar “Don Balon”.

Sipas këtyre të fundit, drejtuesit e Juventusit janë gati ta shesin yllin argjentinas te Reali për 100 milionë euro dhe për ta zëvendësuar me Mohamed Salah. Ky i fundit përqehet shumë nga Juventusi, edhe për faktin se e njeh mirë Serinë A, pasi në të kaluarën ka luajtur për Fiorentinën dhe Romën.

_111228957_salah_getty

Gjithashtu te Juventusi janë gati t’i ofrojnë edhe një pagë shumë të madhe, për ta bërë egjiptianin më të paguarin në skuadër.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakLepizigu “I fiksuar” pas sulmuesit të Trabzonsporit
Artikulli tjetërJa pse Napoli ka investuar në Amir Rrahmanin i cili ishte më i miri në Itali në…