Ndonëse jepej si një marrëveshje e arritur dhe pritej vetëm zyrtarizimi, gjermani Ralf Rangnick duket se nuk do të vijë te Milani këtë verë, por do të rinovojë kontratën me Leipzig.

Lajmi ka ardhur nga prestigjozja gjermane “Kicker”, sipas të cilës marrëveshja ka dështuar ditët e fundit dhe shkak duket se është bërë forma mjaft e mirë e Milanit, që prej rifillimit të kampionatit.

Rezultatet tejet pozitive të kuqezinjve nën drejtimin e Piolit dhe bashkimi i grupit rreth trajnerit kanë bërë që administratori Ivan Gazidis të vendosë për rinovimin e bashkëpunimit me trajnerin italian.

Nga ana tjetër gjermanit i ka ofruar të vijë në Milano vetëm si drejtor teknik, por ka marrë një refuzim nga Rangnick, i cili tani po vlerēson mundësinë e rinovimit të kontratës me Leipzig.

/Supersport.al

Artikulli paraprakLies You’ve Been Told About Shock Collar For Dogs
Artikulli tjetërMilan vazhdon serinë e fitoreve, fitoi edhe te Sassuolo