Përfaqësuesja e Kosovës pritet që të luajë miqësore me kampionët e botës, Gjermaninë. Gazeta “Koha Ditore” ka bërë me dije se brenda Federatës së Futbollit të Kosovës po qarkullojnë zëra se kjo ndeshje mund të luhet në muajin mars të vitit 2017.

Kjo mundësi nuk është përjashtuar as nga Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, i cili ka pohuar se marrëdhëniet e mira mes dy federatave mund të sjellin yjet e Gjermanisë në Kosovë.

Artikulli paraprakE turpshme/ Galatasaray denigron figurën e legjendës Hakan Shukur
Artikulli tjetërBehar Maliqi flet ekskluzivisht për derbin kundër Prishtinës