Ndryshimet që po ndodhin te Chelsea javët e fundit, duket se do të prekin edhe klubet e ligave të tjera të Europës.

Sipas “Daily Mail”, drejtuesit e klubit londinez po e ndjekin nga afër Luis Campos. Pas ndryshimit të pankinës në Stamford Bridge (Tuchel u shkarkua dhe vendin e tij e mori Potter), ka një tjetër objektiv brenda klubit blu. Ata duan të nënshkruajnë me portugezin si drejtor sportiv dhe ta bëjnë atë të punojë krah për krah me trajnerin e ri.

58-vjeçari  ka punuar si këshilltar futbolli për Paris Saint-Germain që nga qershori, pasi eksperiencave te Lille, Monaco, Real Madrid dhe Celta de Vigo, ku ai mbetet këshilltar. Ai ishte personi që bindi Kylian Mbappe, duke e këshilluar të qëndronte në klubin parisien, ndonëse vet Campos ende nuk ishte pjesëe parisienëve, dhe ta refuzonte përfundimisht Real Madridin.

Kjo i dha shumë merita, përveç faktit që ai ka një lidhje të drejtpërdrejtë me Al Khelaifin. Në merkaton e fundit ai ka qenë shumë aktiv, duke punuar në vijën e parë me transferime si Fabian Ruiz apo Carlos Soler.

Artikulli paraprakTrajneri i Sampdorias akuzon gjyqtarin
Artikulli tjetërNjë italian, trajneri i Brighton