I rikthyeri në top-formë “Tigri” i Monacos, Radamel Falcao beson thellë te skuadra e tij para ndeshjes së kthimit kundër Manchester City në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Francezët pësuan disfatë 5:3 në një ndeshje që ishte pothuajse e mbyllur sikur pikërisht kolumbiani të shënonte penalltinë për 1:3, mirëpo në vazhdim ndodhi diçka e papritur me Monacos që e humbi ndeshjen e vet.
Mirëpo, optimizimi i Falcaos është i lartë sepse tash luan në shtëpi, aty ku sipas tij nuk do ta lëshojnë lehtë kudnërshtarin.
“Gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit, pasi ende nuk ka përfunduar asgjë. Besoj se mund të luajmë më mirë në shtëpi dhe të arrijmë rezultatin e nevojshëm për kualifikim“, ka thënë Falcao.
Ai shënoi dy gola (i dyti spektakolar), por penalltia e huqur ndryshoi historinë e ndeshjes. E kthimit është pas një jave në Principatë.