Chiesa largohet nga Fiorentina vetëm nëse klubi vjollcë dhe futbollisti janë të kënaqur. Kjo është marrëveshja ”e heshtur” mes drejtuesve dhe familjes së Chiesas për talentin që kërkohet nga Interi dhe Juventusi, me këto dy të fundit që do rivalizojnë njëra tjetrën.  Nuk përjashtohet mudnësia e qëndrimit në Firence, edhe pse ky duket një skenar shumë i vështirë për t’u besuar.

22 vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje këtë sezon, duke realizuar 6 gola dhe assistuar 5 herë. Sa  i përket kompeticioneve të tjera, në Kupën e Italisë ai është paraëqitur 3 herë.  Edhe në merkatot e kaluara, ofertat dhe kontaktet nuk kanë munguar. Ndoshta tani është koha për një hap të madh në karrierë për Federico Chiesan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here